E pret Kukësi, por Sebino Plaku mund të transferohet në një klub jashtë Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2018 | 10:35

E pret Kukësi, por Sebino Plaku mund të transferohet në një klub jashtë Shqipërisë

Sebino Plaku mbylli një sezon pozitiv në radhët e Kamzës, ku falë golave të kapitenit, kamzalinjtë arritën që të mbijetojnë në Superiore. Sulmuesi rilindi me fanellën e Kamzës, kjo edhe për faktin se aty iu dha besimi dhe hapësira për të treguar vlerat e tija, ku pa dyshim ka një pjesë të meritës në qëndrimin e skuadrës në elitën e futbollit shqiptar.

mziu plaku

Sezoni rezultativ me Kamzën ka bërë që të shtohet interesimi nga klube të ndryshme për shërbimet e 33-vjeçarit. Kamza dëshiron që ta mbajë sërish kapitenin, por nga ana tjetër flitet se ka edhe një akord me Kukësin, ku trajneri Pakult e shikon si një alternativë të rëndësishme për nënkampionët, të cilët kanë humbur dy sulmues, Bakajn dhe Gurin. Por dëshira e Plakut është që të provojë sërish veten jashtë vendit dhe nëse nuk realizohet kjo, ai mund të përfundojë te Kukësi, me të cilin ka një akord në parim. Norvegjia është përfolur si destinacioni më i mundshëm i Sebino Plakut për sezonin e ri, ku është folur se sulmuesi është në bisedime me ish-klubin e tij të Ham Kamit.

Sebino Plaku

Plaku e njeh mjaft mirë këtë klub, pasi ka luajtur aty në vitin 2008. Aktualisht, sulmuesi ndodhet me pushime në Norvegji, pikërisht në qytetin e Hamarit, dhe mësohet se drejtuesit e Ham Kamit e kanë shfrytëzuar për të nisur bisedimet me Plakun. Në sezonin e fundit ky klub siguroi ngjitjen në Divizionin e Parë të Norvegjisë dhe po kërkon të përforcohet. Më- sohet se te lista e dëshirave të klubit norvegjez është edhe emri i kapitenit të Kamzës, Sebino Plaku. A.Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"