E pranon edhe Pogba: Ja kush është futbollisti më i mirë në Premier Ligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2018 | 9:22

E pranon edhe Pogba: Ja kush është futbollisti më i mirë në Premier Ligë

Pol Pogba e ka vlerësuar Eden Hazardin si lojtarin më të mirë të kampionatit anglez. Në një intervistë për “Skysport”, francezi thotë se ndeshja e sotme është e bukur dhe për këto sfida jeton një lojtar.

Pogba

“Është ndeshje e bukur, e luftuar dhe mua më pëlqejnë shumë. Të luash përballë lojtarëve të mëdhenj, përballë skuadrave të mëdha është një ndjenjë e veçantë. Duhet të shkojmë për të bërë mirë, por kemi një ekip të fortë. Nuk është e lehtë. Hazard është në një moment fantastik dhe për momentin është lojtari më i mirë në Premier Ligë. Duhet të tregohemi të kujdesshëm ndaj tij, por edhe ndaj të tjerëve. Sepse Çelsi nuk është vetëm ai. Fitorja ndaj Njukasëllit na dha besim, por duhet të vazhdojmë kështu”, ka thënë kampioni i botës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"