E pranon dhe vetë vëllai i lojtarit, ish-sulmuesi i Interit drejt transferimit te Mançester Junajtid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2022 | 9:39

E pranon dhe vetë vëllai i lojtarit, ish-sulmuesi i Interit drejt transferimit te Mançester Junajtid

Ish-sulmuesi i Interit, Marko Arnautoviç, është drejt një rikthimi të bujshëm në Premier Ligë, kësaj radhe te Mançester Junajtid. Siç bëjnë me dije mediat italiane, “Djajtë e Kuq” janë gati që të afrojnë sulmuesin austriak në “Old Trafford”.

ARNAUTOVIC

Për këtë çështje ka folur dhe vetë vëllai i 33-vjeçari, për një media në Austri, i cili thekson se transferimi i Arnautoviç në Premier Ligë mund të ndodhë vërtet.

“Është e vërtetë. Atij i ka ardhur një ofertë nga një klub i njohur europian. Për momentin ai ka një kontratë me Bolonjën, por ne po mundohemi që ta prishim”, u shpreh vëllai i Markos, Danijel.

Oferta e parë e Mançester Junajtid prej 10 milionë eurosh është refuzuar, ndërsa Bolonja pret një shumë më të lartë.

Erik Ten Hag kërkon një sulmues me eksperiencë në Premier Ligë, gjë që austriaku e ka, pasi më parë është aktivizuar me Stok Sitin dhe Uest Hemin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"