E PLOTE/ Zgjedhjet në FSHF, Duka: Nëse del Fino, atëherë ta zyrtarizojë PS-ja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2017 | 22:56

E PLOTE/ Zgjedhjet në FSHF, Duka: Nëse del Fino, atëherë ta zyrtarizojë PS-ja

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, ishte i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, ku foli për të gjitha temat e futbollit shqiptar, nga Kombëtarja shqiptare, ecuria me De Biazin dhe emërimi i Panuçit, për Kategorinë Superiore si dhe rreth kandidimit të tij për president të federatës, në zgjedhjet që priten të zhvillohen në fillimin e vitit 2018. Më poshtë, rrëfimi i plotë i Dukës.

duka

“Play-off”-i hipotetik me Suedinë…

“Ne do ta kishim hequr Suedine po te ishim ne ne fazen play-off, nëse do të kishim qenë në vend të Italisë. Nuk na kanë penalizuar humbjet në dy takimet me Italinë, por na penalizoi humbja me Izraelin ne fushen tone. Ndaj Italisë kemi vuajtur peshën e fanellës.”

Kontakti me De Biazin…

“Vazhdojmë të kemi komunikim të vazhdueshëm dhe para se të firmoste me Alaveshin, kam marrë një mendim nga ai. Gjatë ndeshjes me Turqinë kemi folur vazhdimisht në Whats App. I pëlqeu shumë ndeshja në Turqi, i pëlqeu loja dhe rezultati. De Biazi ka lënë gjurmë dhe do të mbetet në histori gjithmonë.”

Panuçi trajneri i duhur?!

“E rëndësishme është që në çdo kompeticion hyn si garues real dhe me objektiv për t’u kualifikuar dhe jo si më parë për një humbje dinjitoze. I ka mudësitë reale për të shkuar në europian. Për të kaluar kurbën e vetëkënaqësisë, vendosëm se ekipi kishte nevojë për një figurë autoritare që mund ta ulë me këmbë në tokë. Një futbollist që ka fituar gjithçka dhe një emër që duhet ta kudnërshtosh me vepra.”

Nuk ka përvojë si trajner i parë…

“Ka përvojë dhe staturë të madhe futbollistike. Energji shumë dhe ka çfarë i jep skuadrës për ta çuar më tej dhe për t’i thënë që ‘nuk është këtu stacioni i fundit dhe nuk duhet të kënaqemi vetëm me 2016’, por duhet të jemi pretendent real për çdolloj kompeticioni. Me këtë moto ka punuar dhe këto janë objektivat e tij dhe të stafit.”

dukaa

Largimi i Rashicës nga Kombëtarja…

“Rashica nuk u përfshi në listën e Kombëtares, dhe kjo ishte një zgjedhje e trajnerit. Përsa i përket largimit nga Kombëtarja, ky ishte një vendim i vetë lojtarit.”

Pengu i Dukës…

“Pengu im personal, është ndaj Gjimshitit, pasi i detyrohemi shumë moralisht atij. Nga dita e parë që erdhi tek Kombëtarja, ai ishte në formacion, dhe nuk u mor nga trajneri. Ndoshta ngaqë nuk ishte në formën e tij më të mirë në momentin e Europianit.”

Për moszgjedhjen në UEFA dhe dënimi i Skënderbeut

“Nuk është ngjarje e veçantë, përderisa akuzohet një skuadër e futbollit që drejton, është minus. Ka pasur shtysa të jashtme që nuk e di nga kanë ardhur. Ne letrat gjithmonë na vijnë nga fshati (qesh). A ka pasur ndërhyrje? Po patjetër, janë bërë publike. Unë në fakt nuk e kam përjetuar dhe nuk e cilësoj dështim moszgjedhjen. Ka qenë një letër që u shkoi të gjitha Federatave. Duket sikur vinte nga një personazh politik po nuk e di, ka qenë anonime. Çështja a Skënderbeut apo hetimit ishte negative, por gjithsesi, nuk e konsideroj dhe nuk e kam përjetuar keq rezultatin”.

Për menaxhimin e klubeve…

“Ke klube të vogla që menaxhohen shumë mirë si për shembull mund të them Laçi. Klub me financa modeste që ka infrastrukturë shumë të mirë të ndërtuar me kontribute të FSHF-së, bashkisë dhe drejtuesve. Ka shumë vite që konkurron në Superiore. Vërtetë organizohet mirë dhe bën futboll. Ke të tjera që shpenzojnë më shumë dhe janë menaxhuar shumë keq e nuk kanë rezultate.Unë jam tifoz me Vllazninë në fakt, por besoj se duket qartë që shkodranët nuk kanë përfituar aspak nga kjo”

Për kandidimin e mundshëm të Bashkim Finos

“Aq sa thatë ju, kam dëgjuar edhe unë për Bashkimin, që mund të jetë, mediatikisht, E njoh, kam marrdhënie personale me të, e kam pasur shok shkolle. E respektoj si njeri. Sa i përket kandidimit si pjesë e një partie, i përket atij ta mendojë. Nëse partia do ta kandidoj, ta kandidojë nga selia e partisë, të jetë kandidati i zyrtarizuar i partisë. Ne kemi pasur deputetë që kanë deklaruar nga foltorja e parlamentit që arbitrin e godita unë, edhe kjo mund të ndodhë. Nuk besoj se partia Socialiste do të angazhohet në një fushatë sportive, edhe nëse një nga radhët e saj mund të jetë kandidat”.

Për përfshirjen në politikë të vëllait Agron Duka

“Unë mbështes iniciativën e vëllait tim, si një nismë e një njeriu të lirë, në një sistem demokratik, por asnjë herë nuk kam mbështetur qoftë edhe personalisht, forcën e tij politike. Ka pasur vazhdimisht përpjekje të politikës, për të shtrirë duart në futboll, por jam munduar të mos lejoj ndikimin e saj dhe ta mbaj sa më larg. Edhe Finon e shoh si kandidat të PS-së, nëse zyrtarizon kandidimin, por gjithsesi nuk besoj se kjo forcë politike do të investohet për të mbështetur zgjedhjen e tij”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"