E PLOTË/ Prapaskenat e “spastrimeve”, ja 5 arsyet pse fshesa preku edhe bërthamën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2018 | 22:51

E PLOTË/ Prapaskenat e “spastrimeve”, ja 5 arsyet pse fshesa preku edhe bërthamën

Një ndarje e zakonshme është që të dish të pranosh humbjen. Nëse bëhen shumë të tilla, atëherë duhet të kuptosh ku është tradhtia”, thoshte tenistja e famshme kanadeze Margaret Osborn… Ky është pa dyshim sezoni më i vështirë i Partizanit pas rikthimit në Superiore 5 vite më parë.

partizani

Janë larguar 12 futbollistë deri tani. Një formacion i tërë…. Përtej disa emrave si Herrera, Basrak, Selvaxho, Shahinas etj., që nuk kishin lidhje me këtë skuadër dhe që nuk lanë asnjë shenjë, polemikat më të mëdha i kanë hapur largimet e “senatorëve”. “Panorama Sport” e pat paralajmëruar se një grup i rëndësishëm do të largohej nga të kuqtë, por askush nuk mendoi se do të ishin kaq shumë.

Luftetari-Partizani-470x307

E kemi fjalën për Sukajn, Vilën, Malotën, Krasniqin dhe së fundmi, me shumë gjasë, edhe Trashin. Po pse arritën në këtë pikë? Pse Krasniqit i uruan sa më shumë ditëlindje me fanellën e kuqe dhe, dy ditë më pas, i dhanë duart? Pse Sukajt i dhanë leje dhe “papritur” veshi fanellën e Vllaznisë? Pse Vila, lojtari që guxoi edhe të denonconte tentativën për ryshfet pak muaj më parë, tani shënon gola me Skënderbeun?

Partizani

“Panorama Sport”, në një vëzhgim të hollësishëm të ngjarjeve, sjell edhe njëherë në vëmendje disa nga pikat kryesore që sollën divorcin me “bërthamën” e Partizanit që pothuajse është shpërbërë.

1. Ende pa filluar mirë sezoni, “garda e vjetër”, përfshi edhe lojtarët që janë larguar tani, patën fërkime të ashpra me të rinjtë që solli Moxhi gjatë verës. Mungesa e harmonisë u pa qartë edhe gjatë ndeshjeve zyrtare kur Partizani bëri startin zhgënjyes.

2. “Senatorët”, përtej vlerë- simit në publik për Iulianon, nuk bënë asnjë sforco që t’ia zbardhnin faqen trajnerit, apo të bindnin drejtuesit e rinj se ata gjithsesi ishin gati të sakrifikoheshin në emër të klubit dhe të nisnin një cikël të ri.

3. Përtej stilit të ashpër “juventin” që u përpoq të impononte Moxhi me të besuarit e tij, pati gjithsesi mungesë disipline, shfaqje të veseve të papëlqyeshme nga stafi, si dhe përplasje që kulmuan me heqjen e shiritit të kapitenit Alban Hoxha. Qysh aty klubi nisi të bënte llogari me “grupin” që po merrte guximin të sfidonte në mënyrë të heshtur direktivat që vinin nga lart.

4. “Ndeshja në Gjirokastër ishte një maskaradë”. Fjali e thënë nga presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, pak kohë më parë, për t’i dhënë kuptim gjithë pjesës së parë të sezonit. Erdhi pikërisht në kohën kur klubi largoi me një të rënë të lapsit tre senatorë: Malotën, Krasniqin dhe Vilën. Asnjëri nuk guxoi t’i kthente përgjigje presidentit, apo ta çonte kontratën në DHZK për prishje të njëanshme.

5. Trashi, një ndër të paktët lojtarë të gardës së vjetër që mbeti nga skarcimet e janarit, përplaset ashpër me trajnerin. Shenjë e tensionit të brendshëm po e po, por edhe e faktit se Trashi apo edhe ndonjë tjetër nuk e dinë se kur do të mbarojë seria e skarcimeve. Ka shumë të ngjarë që, deri në fund të janarit, të ketë të tjerë të larguar si “të panevojshëm” në radhët e klubit kryeqytetas. Por tregu shqiptar është i vogël, nëse nuk të merr Skënderbeu ose Kukësi, ke pak gjasa të gjesh një klub të madh. Aq më tepër që po flasim për lojtarë që po u afrohen të 30-tave…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"