E piketoi një vit më parë, Skënderbeu merr falas sulmuesin për të cilin i kërkonin 200 mijë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2017 | 13:58

E piketoi një vit më parë, Skënderbeu merr falas sulmuesin për të cilin i kërkonin 200 mijë euro

Skuadra e Skënderbeut duket se ka siguruar një tjetër përforcim për sezonin në vijim. Sipas mediave kosovare, nën urdhrat e trajnerit Daja, shumë shpejt do të vihet edhe sulmuesi i talentuar 22-vjeçar Shend Kelmendi.

kelmendi

Burime të “Gazeta Olle” kanë bërë të ditur se futbollisti i cili u la i lirë nga Prishtina pak ditë më parë, ka gjetur shumë shpejt gjuhën e përbashkët me klubin korçar dhe së shpejti do të zyrtarizohet edhe marrëveshja me të.

Vendimi i Prishtinës ishte shumë i çuditshëm duke marrë në konsideratë faktin se futbollisti në fjalë kërkohej prej një viti nga Skënderbeu. Klubi kosovar kishte kërkuar 200 mijë euro për transferimin e talentit si dhe 20% të vlerës së kartonit në një shitje të mundshme në të ardhmen.

kelmendi

Por tani Skënderbeu do të marrë falas lojtarin që pritet të jetë një përforcim për fazën ofensive në sezonin në vijim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"