“E pësuam në momentin më të mirë”, keqardhja e zëvendëstrajnerit Hima: Gjynah se ishte ndeshje direkte për Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2023 | 17:23

“E pësuam në momentin më të mirë”, keqardhja e zëvendëstrajnerit Hima: Gjynah se ishte ndeshje direkte për Europën

Zëvendëstrajneri i Laçit, Klevis Hima, deklaron se barazimi ndaj Egnatias ka sjellë keqardhje në kampin e kurbinasve.

klevis hima

“Është keqardhje se ishte ndeshje direkte për luftën për Europën. Dihen cilësitë e Egnatias. Siç e edhe rrodhi loja me karton të kuq, e gol të shënuar nga ne, është keqardhje normalisht për lënien e dy pikëve.

Në momentin që Egnatia mori të kuq, ata menduan vetëm të mbroheshin dhe tentuam me Mazrekajn e rrezikuam disi. Por tentuam për cilësitë që ka ai dhe dihet që luan mirë në zonat e ngushta siç ishte mbledhur Egnatia. Tentuam dhe shënuam por pësuam një gol, që është gjynah ta pësosh në momentin më të mirë tonin”, tha Hima për “Oversport pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"