“E pësuam aty ku kemi punuar më shumë”, Mezani i zhgënjyer pas disfatës: Duhet një mentalitet ndryshe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2023 | 15:27

“E pësuam aty ku kemi punuar më shumë”, Mezani i zhgënjyer pas disfatës: Duhet një mentalitet ndryshe

Laçi humbi në shtëpi përballë Tiranës në sfidën e javës së 16-të të Superiores. Pas sfidës, trajneri i kurbinasve, Gentjan Mezani, u shpreh tepër i zhgënjyer për këtë disfatë.

mezani

“Nëse do të kishim shënuar një gol më tepër mendoj se do të ishte një rezultat tjetër. Ne i kishim mundësitë tonë. Një kundërshtar si Tirana nuk fal. Pësuam dy gola në momente që ne jemi munduar t’i punojmë. Ne kemi një shtatlartësi që duhet të ishim të parët. Por edhe goli i dytë, është një veprim që ia kam kërkuar gjatë gjithë javës. Duhet sa më shpejtë të reagojmë dhe të ndryshojmë mentalitetin mbi të gjitha.

Shkurtaj ishte një forcë përpara. I jepte skuadrës frymëmarrje. Ai vjen pas dëmtimit dhe nuk ka pasur mundësi të stërvitet siç duhet. Edhe Guindo nuk është në 100%. Ne u munduam të bënim më të mirën e mundshme me këta lojtarë. Në momentin që do të shënonim do të kishim diçka ndryshe. Tirana është një skuadër që ka kualitet. Në ato momente që ne neglizhuam, aty pësuam gol. Nuk na falet. Duhet mentalitet ndryshe dhe duhet të punojmë.

U ul ritmi. U ul psikologjikisht përqendrimi, gjë që unë mendoj se nuk falet. Duhet ta analizojmë mirë këtë ndeshje. Duhet të shohim ku kemi bërë gabim. Janë dhe disa momente që Tiranës i kemi dhënë mundësi. Nuk na lejohen gabime të tjera.

Unë nuk dua të mendoj krizën. Do të flasim. Kam lojtarë me eksperiencë. Kam lojtarë me kualitet. Duke rregulluar pozicionet mund t’ia dalim. Ky kampionat prandaj është shumë i fortë këtë vit, sepse çdo skuadër të vendos në vështirësi”, u shpreh Mezani për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"