E pësoi edhe Teuta, nuk ka më të pamposhtur në Kategorinë Superiore që në javën e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 0:02

E pësoi edhe Teuta, nuk ka më të pamposhtur në Kategorinë Superiore që në javën e dytë

Me sa duket, ky nuk do të jetë kampionati i mbrojtjeve të hekurta. Ajo që ka qenë forca kryesore e ekipeve të cilat siguronin titullin kampion në vitet e fundit në Superiore, mbrojtjet e pathyeshme, që në javët e para të këtij edicioni kanë treguar se nuk do të jenë një faktor aq vendimtar.

vllaznia teuta

Pa u mbyllur mirë të gjitha ndeshjet e javës së dytë të Superiores, statistikat thonë se tashmë të gjithë ekipet e elitës kanë pësuar të paktën një gol në kaq pak ndeshje të luajtura. Pas javës së parë të Superiores, vetëm Dinamo dhe Teuta kishin qenë ekipe që kishin mbyllur ndeshjet e tyre pa pësuar gol.

Dinamo u ndëshkua nga Laçi në fund të sfidës së të premtes, ndërsa goli me kokë i Da Silva bëri që edhe Teuta të pësonte për herë të parë në Superiore në këtë edicion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"