“E përmbysim si Barcelonën”, Klop karikon Liverpulin: Vinicius me befasoi, s’kemi plan për ta ndalur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2021 | 20:23

“E përmbysim si Barcelonën”, Klop karikon Liverpulin: Vinicius me befasoi, s’kemi plan për ta ndalur

Jyrgen Klop ka besim se Liverpuli do të bëjë mrekullinë dhe do të provojë gjithçka për t’u kualifikuar në gjysmëfinalen e Champions-it. Trajneri i të kuqve u ka thurur elozhe rivalëve dhe futbollistëve si Vinicius apo Toni Kros, megjithatë ai shpreson për një fitore. Gjithashtu, e pranon që mungesa e tifozëve në stadium është diçka që penalizon misionin që ka skuadra angleze.

0_Jurgen-Klopp

KROS – “Nuk e njoh shumë, por e admiroj. Është një mrekulli në fushën e lojës. Më kujton Shusterin, edhe pse ai ishte pak më shumë dinamik. Ka kapacitet dhe një armë të fortë si goditjet nga larg”.

VINICIUS – “Ishte impresionues në ndeshjen e parë. E gjithë bota e di mirë pse Reali e transferoi një futbollistë të tillë. Nuk kemi ndonjë plan special për ta ndalur. Duhet të frenojmë topat që shkojnë në drejtim të tij, kjo është e qartë. Por nuk u surprizova prej tij, u impresionova”.

MESAZHI – “Nuk dua të jap mesazhe këtu në konferencë. Duhet të luajmë mirë. Nuk e di nëse ishim nervozë në ndeshjen e parë, por nuk luajtëm mirë. Reali është ekip fantastik. Do të jetë një ndeshje shumë interesante dhe e luftuar”.

STRATEGJIA – “Duhet të mbrohemi mirë. Reali ka shumë kualitet dhe këtë e tregoi në golin e parë. Pasimi i Krosit dhe marrja e Viniciusit. Çfarë spektakli. Por, ne nuk do të bëjmë asnjë shpikje. Do të luajmë si gjithmonë dhe të dalim në lojë tonë”.

GJENDJA FIZIKE – “Reali luan me intensitet. Është e vërtetë që ka dëmtime. Ne jemi njëlloj, por nuk mendoj se do të ketë ndonjë diferencë të rëndësishme. Kalendari është i çmendur”.

MBROJTJA – “Nuk duam kurrë të pësojmë gola. Asnjë ekip nuk mund ta ndalë Realin e Madridit për 90 minuta. Ata fituan ndaj Barcelonës, e cila po kalonte një moment fantastik. Ndeshja fillon 0-0, por nëse ata shënojnë, atëherë duhet të shënojmë më shumë. Duhet të jemi në 100%, sepse në të kundërt është e vështirë. Sigurisht që është e mundur”.

PËRMBYSJA – “Përpara Barcelonës ne luajtëm ndaj Borusias. Humbëm 3-0 në ndeshjen e parë dhe në të kthimit ishim 2-0 pas 36 minutash. Por, këtu i rëndësishëm është rendimenti. Duhet të luajmë mirë dhe të fitojmë. Nëse shënojmë golin e parë, duhet të shënojmë patjetër të dytin. Reali ka kualitet dhe duhet të mbrohe mi mirë. Mbrojtja ka të njëjtën rëndësi sa sulmi. Nuk e di si do ta kenë planifikuar ndeshjen ata, por ne kemi planet tona. Mund ta bëjmë mrekullinë dhe ta përmbysim ndeshjen”.

ARNOLD – “Nuk ka pasur një sezon të lehtë, por tani po bën mirë. Nuk mund të krahasohet me sezonet e tij të mëparshme, por po rikthehet”.

ELIMINATORJA – “Ne humbëm 3-1 ndeshjen e parë dhe duket sikur jemi eliminuar. Por, e vërteta është që jo. Është një rezultat që tregon se ata në ndeshjen e parë ishin më mirë, por ne kemi folur për të krijuar një ambient pozitiv. Sigurisht që mungesa e tifozëve është një problem për ne”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"