“E përmbysim Interin, siç kemi bërë me Juventusin”, zbulohet si Milinkoviç motivoi shokët e ekipit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2020 | 21:57

“E përmbysim Interin, siç kemi bërë me Juventusin”, zbulohet si Milinkoviç motivoi shokët e ekipit

Një dhomë në dhomat e zhveshjes të stadiumit “Olimpico” u është rezervuar trajnerëve. Kur Simone Inzagi dhe stafi hynë në pushim dhe u bashkuan për një analizë të shkurtër të pjesës së parë (ndodh në çdo ndeshje) dëgjuan zërin e Sergej Milinkoviç-Saviçit nga krahu tjetër i murit, që i drejtohej skuadrës:sergej-milinkovic-savic-lazio-940x530

“Forca djema, këtë e fitojmë. Ringrihemi dhe përmbysim rezultatin, ka ndodhur edhe me Juventusin”, u shprehej “Rreshteri” shokëve të skuadrës, duke përcjellë sinjale pozitive, energji dhe dëshirë për të mos u dorëzuar.

Lacio nuk duhet të humbiste kthjelltësinë, por vetëm të vazhdonte të luante. Ndërtoi përmbysjen me një lëvizje psikologjike, e aftë të ekzaltonte edhe tifozët. Për më tepër, mësohet se skuadra e Inzagit është ngjitur 3-4 minuta më herët se Interi në dhomat e zhveshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"