E përmbysi Interi, trajneri i Totenhemit habit me deklaratën e tij: Jam i kënaqur sepse…

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 18, 2018 | 23:04

E përmbysi Interi, trajneri i Totenhemit habit me deklaratën e tij: Jam i kënaqur sepse…

Edhe pse doli i mundur nga “San Siro”, trajneri i Totenhemit, Mauricio Poçetino, është mëse i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij, por mbetet i zhgënjyer vetëm prej rezultatit, pasi sipas tij meritonin më shumë.

pocetino

“Jam i kënaqur me performancën e ekipit, por i zhgënjyer dhe i mërzitur për rezultatin, pasi meritonim më shumë. Vetëm në dy aksione, pësuam dy gola. Kishim gjithçka në kontroll deri tek goli i parë i Interit. Më pas, kur futesh në atë rrjedhë negative, është shumë e vështirë të ndryshosh. Kështu është futbolli, bëmë një gabim dhe e paguam. Tani na mbetet vetëm të punojmë më fort.” – deklaroi Poçetino.






www.minuta90.com