E përjashtuan nga Kategoria e Parë për dhunë, Shkumbini i befason të gjithë. Riorganizohet dhe nis stërvitjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2020 | 16:47

E përjashtuan nga Kategoria e Parë për dhunë, Shkumbini i befason të gjithë. Riorganizohet dhe nis stërvitjen

Shkumbini është përjashtuar nga të gjitha aktivitetet muaj më parë, pas ndeshjes me Dinamon, ku u dhunuan gjyqtarët, por klubi peqinas nuk dëshiron të humbë kohë. Që tani ka filluar të mendojë për sezonin e ri, duke bërë riorganizimin e ekipit. Me një postim në faqen e Facebook-ut në emër të administratorit Florenc Hasbajrami, bëhet me dije se sot skuadra do të nisë stërvitjen.

Shkumbini

Në njoftim ftohen edhe lojtarë të tjerë që t’i bashkohen skuadrës peqinase, që sezonin e ardhshëm do të marrë pjesë në kampionatin e Kategorisë së Dytë. “Njoftohen të gjithë sportistët e ekipit të Shkumbinit, si dhe ata që dëshirojnë të jenë pjese e ekipit në të ardhmen, se ditën e hënë, më datë 18 maj, ora 17:30, nisim fazën përgatitore pranë stadiumit të Peqinit”, shkruhet në njoftimin e klubit peqinas.

Pas dënimit të Shkumbinit, shumë lojtarë shfrytëzuan merkaton e dimrit për të kaluar në skuadra të Kategorisë së Parë, kështu që drejtuesit e klubit kanë shumë punë për të bërë për të formuar një grup të denjë për kthimin në të Parën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"