E pëlqente Flik dhe e donte në skuadër, Bajerni transferon talentin e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2020 | 11:01

E pëlqente Flik dhe e donte në skuadër, Bajerni transferon talentin e Milanit

Bajerni i Mynihut ka arritur marrëveshjen me Leni Borges. Lojtari që luan si mbrojtës krahu është vetëm 19 vjeç dhe do të vijë në Mynih në formën e huazimit nga skuadra e Milanit që luan në Serinë A.

borges-lenny

Më parë Borges ka qenë pjesë e skuadrës së moshave të Hamburgut që e larguan drejt kuqezinjve, të cilët nuk besuan te lojtari duke e transferuar në Gjermani tani me kampionët e Bajernit të Mynihut. Borges do të stërvitet me skuadrën e parë dhe me shumë mundësi do të luajë në atë të dytën e cila merr pjesë në Bundesligën e Tretë.

Trajneri Hansi Flik e pëlqen lojtarin dhe sipas “Sky” ka qenë vetë ai që ka këmbëngulur për futbollistin. Të gjithë e dinë se Flik është i fiksuar pas lojtarëve të talentuar duke u dhënë atyre mundësinë për të bërë hapat e parë në karrierën si profesionist.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"