E PAZAKONTË/ U mundën 6-0, trajneri detyron lojtarët t’u kthejnë tifozëve paratë e biletave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2018 | 13:55

E PAZAKONTË/ U mundën 6-0, trajneri detyron lojtarët t’u kthejnë tifozëve paratë e biletave

Trajneri i Krui Aleksandras, Dejv Artell, i ka premtuar tifozëve se lojtarët do t’i kthejnë atyre paratë që i kanë shpenzuar për të udhëtuar në Eseks, dhe për të blerë biletat për hyrjen në stadium.

Krui Aleksandra luan në Ligën Dy, nivelin e katërt të futbollit në Angli, dhe në ndeshjen kundër Kolçester, ata pësuan një disfatë të thellë, me rezultatin 6-0.

_103122354_creweatcolchesterrex

(Tifozët e Kruit, në transfertën ndaj Kolçester)

Ata pësuan tri gola në pjesën e parë dhe tri të tjera në pjesën e dytë të ndeshjes. Kjo performancë ishte plotësisht e papranueshme për trajnerin Artell, për këtë arsye tifozët do t’iu kthehen paratë e shpenzuara.

“Ishim të tmerrshëm dhe për këtë arsye do t’ua zgjidhin problemin tifozëve. Lojtarët do të paguajnë nga xhepi i tyre për biletat e ndeshjes sepse tifozët e meritojnë këtë pasi që kanë udhëtuar vetëm për të na mbështetur”, ka thënë Artell.

“Ne do t’ua kthejmë paratë sepse nuk është e drejtë që ata të paguajnë për një performancë të tillë. Nuk është një gjest i mrekullueshëm, është minimumi që mund të bëjmë”.

“Paraqitja është e papranueshme dhe nëse do ta kisha mundësinë t’i zëvendësojë nëntë lojtarë pas përfundimit të pjesës së parë, do ta bëja një gjë të tillë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"