E pazakontë, trafiku ndryshon ditën dhe orarin e ndeshjes së Arsenalit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2019 | 18:28

E pazakontë, trafiku ndryshon ditën dhe orarin e ndeshjes së Arsenalit

Diçka e pazakontë ka ndodhur me Arsenalin, i cili është detyruar të ndryshojë ditën dhe orarin për ndeshjen e Ligës së Europës, ndaj portugezëve të Guimaresh.arsenal

Pas fitores 3-2 në “Emirates”, Arsenali do të udhëtojë drejt Portugalisë për të luajë ndeshjen e dytë ndaj Guimareshit. Megjithatë ndeshja nuk do të zhvillohet ditën e enjte, siç ndodh me të gjitha ndeshjet e këtij kompeticioni.

Ndeshja midis të dyja ekipeve do të zhvillohet të mërkurën në orën 16:50, për shkak të trafikut në Bragë.  Të enjten do të zhvillohet edhe ndeshja midis Bragës dhe Beshiktashit, me stadiumin ku do të luhet kjo ndeshje, që është vetëm 25 km larg atij të Guimareshit.

Në mënyrë që të shmanget trafiku i madh në këtë qytet, është vendosur që ndeshja midis Guimareshit dhe Arsenalit të luhet një ditë më parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"