E pazakontë/ Përballen të dielën në Elbasan. Kukësi e Partizani, rivalë edhe në… stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2021 | 12:36

E pazakontë/ Përballen të dielën në Elbasan. Kukësi e Partizani, rivalë edhe në… stërvitje

Kukësi dhe Partizani do të përplasin “brirët” në “Elbasan Arena” ditën e diel. Verilindorët dhe “demat e kuq” vijnë pas fitoreve, por të besuarit e Dajës, janë i vetmi ekip i pamposhtur në vitin 2021, ku janë luajtur 7 sfida.
auto_auto_Partizani-Kukesi16132978721613481861

Dueli mes Kukësit dhe Partizanit gjithmonë ka qenë i luftuar, ndërsa kësaj radhe, ka nisur që në stërvitje. Të dyja skuadrat kryejnë seancat stërvitore në kompleksin stërvitor “Football Republic”, por për të shmangur përplasjet, Partizani ka zbritur i pari në fushë në orën 11:30, ndërsa verilindorët zbresin në orën 14:00. Një detaj interesant, pasi dy skuadra të mëdha në kampionatin tonë, stërviten në të njëjtën fushë…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"