E pazakontë në kryeqytet, ekipet e shkollave i zënë fushën Dinamos
Dinamo iu kthye rezultateve pozitive gjatë fundjavës që sapo lamë pas. Barazimi dhe loja e mirë ndaj Kastriotit në kompleksin sportiv Pezë Helmes ka kthyer besimin te kryeqytetasit, të cilët ditën e shtunë udhëtojnë për në Lezhë, ku do të gjejnë vendësit e Besëlidhjes.
Për këtë ndeshje, drejtuesit kanë kërkuar një rezultat pozitiv, që do të thotë se edhe barazimi është i pranishëm. Por, trajneri Allmuça ka hasur vështirësi me procesin stërvitor, pasi e ka përgatitur ekipin e tij te Kodrat e Liqenit Artificial dhe në kalceto. Kjo, për shkak në se fusha e ish-kompleksit Dinamo, ku skuadra stërvitet normalisht, ka qenë e zënë në orën 10:00 prej një kampionati shkollash. Njoftimi ka mbërritur edhe te drejtuesit e skuadrës, që janë pajtuar me situatën e krijuar.
Duke qenë se objektivat janë arritur dhe ndeshjet janë sa për statistikë, drejtuesit nuk kanë preferuar që të marrin fushë me qira për kaq kohë sa ambienti që ata stërviten është i zënë. Forma e futbollistëve para këtij takimi paraqitet e mirë dhe stafi teknik mund të eksperimentojë disi me formacionin titullar.
S.Sulozeqi
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"