E PAZAKONTË/ Ndeshja e Zvicrës starton 20 minuta me vonesë, shikoni çfarë ndodh me portën (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2021 | 21:07

E PAZAKONTË/ Ndeshja e Zvicrës starton 20 minuta me vonesë, shikoni çfarë ndodh me portën (VIDEO)

Një situatë e çuditshme ka ndodhur pak para fillimit të ndeshjes mes Zvicrës dhe Lituanisë, e cila ka startuar 20 minuat me vonesë.

1121

Para se të fillonte ndeshja, është vënë re se njëra nga portat ishte më e madhe se tjetra. Pas kësaj, kanë qenë gjyqtarët që e kanë kontrolluar gjithçka dhe është vënë re se njëra nga portat ishte më e madhe.

Në këtë situatë, është vendosur që ndeshja të mos startojë, deri sa gjithçka të bëhet siç duhet dhe portat të jenë të dyja njësoj. Është zbuluar se njëra prej portave, ishte 10 cm më e lartë dhe punonjësit e stadiumit, kanë nisur punën për të rregulluar gjithçka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"