E PAZAKONTË/ Napoli-Barcelona në atmosferë të nderë, tifozët italianë zgjedhin protestën e çuditshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2019 | 13:49

E PAZAKONTË/ Napoli-Barcelona në atmosferë të nderë, tifozët italianë zgjedhin protestën e çuditshme

Ballafaqimi mes Napolit dhe Barcelonës në 25 shkurt në Itali rrezikon të zhvillohet në një atmosferë të nderë.

1577517880_214251_1577518490_noticia_normal

Tifozët napolitanë prej disa ndeshjesh kanë protestuar duke qëndruar në heshtje gjatë takimeve të “të kaltërve”. Indinjata e tyre ka marrë shkak nga rezultatet zhgënjyese të skuadrës si dhe për gjobitjet e shumta që tifogrupi i Napolit ka marrë për disa takime.

Kjo sjellje kundërshtuese e tyre është shfaqur haptazi në sfidat kundër Xhenonas, Bolonjës, Parmës dhe Genkut.

napoli

Ultrasit e Napolit kanë kërcënuar klubin se nëse vazhdon të vendosë masa ndaj tifozëve të tyre, ata do të kundërpërgjigjen duke mos festuar apo duartrokitur në takimet e ardhshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"