E pazakontë, Mkhitarian tek Arsenali do mbajë dy numra të ndryshëm në fanellë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2018 | 22:48

E pazakontë, Mkhitarian tek Arsenali do mbajë dy numra të ndryshëm në fanellë

Blerja më e re e Arsenalit, Henrik Mkhitarian, duket se do të ketë dy numra fanellë për pjesën e mbetur të sezonit, kjo edhe sipas rregullave të UEFAs në Europa Ligë.

mkhitarian

Arsenali konfirmoi që armeni do të mbajë numrin 7 në shpinë, por në kompeticionin europian, këtë numër e ka mbajtur edhe Aleksis Sançez, në sfidën ndaj Këlnit në shtator. Rregullorja e UEFAs thotë që Mkhitarian duhet të mbajë një numër tjetër në këtë kompeticion për pjesën e mbetur të sezonit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"