E PAZAKONTË/ Kur “armiku” të shpërblen, tifozi i Mançester Junajtid “falenderon” Liverpulin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2020 | 15:01

E PAZAKONTË/ Kur “armiku” të shpërblen, tifozi i Mançester Junajtid “falenderon” Liverpulin

Jo më kot thonë se bastet janë e kundërta e pasionit për futboll. Një qytetar anglez zgjodhi të fitonte disa para më tepër duke besuar se Liverpuli do të fitonte kampionatin, edhe pse është tifoz i çmendur i Mançester Junajtid, armiku i përjetshëm i “të kuqve”.
1_JSR_MEN_120720_TonyWard_02
Toni Uard vuri bast 61.464 euro se në skuadra e Jurgen Klop do të shpallej kampione e Anglisë për këtë sezon. 53-vjeçari i siguroi këto para si pjesë trashëgimëse që e ëma i la pasi vdiq në vitin 2017.
0_JSR_MEN_120720_TonyWard
Me rikthimin e futbollit pas pandemisë, Liverpuli siguroi matematikisht titullin kampion dhe Uard fitoi plot 100 mijë euro nga basti i vendosur.

“Liverpuli dukej që do ta fitonte kampionatin. Vura bast për ta pas një debati të gjatë që pata me miqtë e mi”, rrëfen Uard.

Tashmë ai duhet të falenderojë Jurgen Klopin dhe skuadrën e Liverpulit, por ndoshta, sezonin e ardhshëm ai do të jetë në mbështetje të plotë për Mançester Junajtid për të fituar titullin kampion që mungon në “Old Trafford” që prej vitit 2013.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"