E PAZAKONTË/ I hidhëruar nga vdekja e Maradonës, ish-ylli i Juventusit nuk pranon të luajë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2020 | 23:51

E PAZAKONTË/ I hidhëruar nga vdekja e Maradonës, ish-ylli i Juventusit nuk pranon të luajë

Vdekja e Maradonës ka bërë që ish-futbollisti i Juventusit dhe Mançester Sitit Karlos Tevez të refuzojë të luajë në ndeshjen e nesërme të Kupës “Maradona” mes Boka Zhuniorsit dhe Njuells Old Boisit.

tevez boca maradona
Dëshpërimi i madh për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit botëror e ka shtyrë Tevezin të mos pranojë të zbresë nesër në fushë. Po ashtu, klubi ku Maradona punoi në muajt e fundit si trajenr, Gimnasia refuzoi të luajë sonte në mbrëmje ndeshjen ndaj Velezit.

Megjithëse në Argjentinë është shpallur 3 ditë zie kombëtare për vdekjen e Maradonës, Federata Argjentinase e Futbollit ka vendosur të mos ndryshojë kalendarin e ndeshjeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"