E pathyeshme në shtëpi, Italinë e lë pas vetëm ish-Bashkimi Sovjetik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2019 | 13:25

E pathyeshme në shtëpi, Italinë e lë pas vetëm ish-Bashkimi Sovjetik

Italia e preu biletën për në “Euro 2020” me një rekord prej 10 fitoresh në po kaq takime në fazën e grupeve, por mbi të gjitha u konfirmua edhe një herë tjetër e pathyeshme në ndeshjet e luajtura në shtëpi, duke llogaritur vetëm eliminatoret e europianëve dhe botërorëve. 

iTALIA

Me suksesin marramendës kundër Armenisë, në shifrat 9-1, “Axurrët” e dërguan në 50 numrin e ndeshjeve radhazi, në të cilat nuk njohin humbje, saktësisht 41 fitore dhe 9 barazime. E fundit që ka mundur të bëjë festë në Gadishullin Apenin ka qenë Danimarka, 20 vite më parë, konkretisht më 9 shtator 1999, kur nordikët fitonin 3-2 në stadiumin “San Paolo” të Napolit.

Dhe nëse vetëm në mbrëmjen e të hënës trajneri Roberto Mançini theu 10 rekorde, “banda e papërgjegjshme” e krijuar prej tij mbetet e dyta në renditjen e eliminatoreve pa humbje në shtëpi, vetëm kundrejt ish-Bashkimit Sovjetik, i cili numëron 56 takime pa humbje, në eliminatore.

Nëse do t’i ndajmë veç e veç ndeshjet kualifikuese, atëherë Italia nuk humb në eliminatoret e një Europiani prej 25 takimesh (bilanci 21 fitore dhe 4 barazime), ndërsa në 25 eliminatore të vlefshme për kualifikimin në një Kupë Bote bilanci është 20 fitore dhe 5 barazime.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"