“E paralajmërova Xhampaolon”, flet Alegri: Te Milani të ndajnë në dysh, atje nuk mund të tallesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 13:27

“E paralajmërova Xhampaolon”, flet Alegri: Te Milani të ndajnë në dysh, atje nuk mund të tallesh

Marko Xhampaolo u emërua si trajner i Milanit në verë, por aventura e tij te kuqezinjtë nuk zgjati shumë pasi u shkarkua në tetor për shkak të rezultateve të dobëta.allegri_giampaolo_cena

Për këtë ka folur edhe një ish-trajner i Milani, siç  është Masimiliano Alegri, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se e kishte paralajmëruar Xhampaolon për atë që e priste te Milani. “ Unë i thash Xhampaolos se nuk dua t’i jap këshilla, por doja t’i thoja diçka. Ju jeni te Milani, dhe kjo nuk është diçka normale.

Mos ndërto një skuadër me bukuroshë se atje të ndajnë në dysh. Ai stadium nuk të lë të tallesh apo të bësh shaka. Ju duhet në fantazist? Suso nuk mund ta bëjë atë, pavarësisht se është një lojtar i shkëlqyer.

Nuk iu pengon asgjë të luani me dy mesfushorë qendrorë, gjëja e rëndësishme është cilësia e lojtarëve.”, u shpreh Alegri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"