E papritura nga Spanja! Reali refuzoi ofertën e anglezëve të Lidsit për një nga trajnerët e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2023 | 23:38

E papritura nga Spanja! Reali refuzoi ofertën e anglezëve të Lidsit për një nga trajnerët e tij

Klubi i Lids kërkon trajner dhe duket  se po mendonte realisht që të afronte emrin  e ri nga Spanja. Pas shkarkimit të Xhesi Marsh nga drejtimi i skuadrës angleze, drejtuesit raportohet se kanë piketuar një emër shumë të njohur, por janë ndeshur me kundërshtimin e Real Madrid.

sdsdsdsd

Bëhej fjalë për Raul, ish-sulmuesin e njohur i cili aktualisht drejton ekipin e dytë të Realit, Kastija. Ndonëse oferta ka qenë shumë tunduese, Raul raportohet se e ka refuzuar atë, duke ndarë të njëjtën ide me Realin i cili e sheh pjesë të planeve të së ardhmes.

Raul po bën shumë mirë me Kastija dhe aktualisht është në luftën për ngjitjen në La LIga 2 në sezonin e ardhshëm. Ndaj ai e ka cilësuar si momentin e papërshtatshëm për t’u larguar nga Reali, aq më tepër në mes të sezonit duke lënë përgjysmë një projekt interesant. Raportohet se më parë për të kanë shfaqur interes edhe Eintraht Frankfurt dhe Shalke, falë të kaluarës së tij në Gjermani. Por si ai, si Reali, nuk kanë ngurruar që të refuzojnë çdo ftesë në adresë të tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"