E papritura e ish-sulmuesit të Interit, kthehet në fushën e lojës si… basketbollist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2022 | 20:42

E papritura e ish-sulmuesit të Interit, kthehet në fushën e lojës si… basketbollist

Rodrigo Palacio kthehet përsëri në fushë, por jo më në futboll. Ish-sulmuesi argjentinas i cili ka bërë emër në Serinë A me skuadra si Xhenoa, Inter e Bolonja, pa harruar këtu edhe Boka Juniors në vendlindjen e tij, tashmë ka vendosur që në moshën 40-vjeçare të bëhet basketbollist.

palacio

Palacio mbylli në qershor kontratën me Breshian dhe i dha fund karrierës si futbollist, por duket se tashmë ka ndërmarrë këtë karrierë të re. Ai ka debutuar këtë javë si basketbollist me ekipin e Polisportiva Garenjano, skuadër e Milanos që garon në Serinë D në Itali.

Në debutimin e tij, Palacio arriti të shënonte 14 pikë, duke treguar se di të gjejë rrjetën edhe në basketboll, ashtu siç kishte bërë në stadiumet e futbollit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"