E PAPRITUR/ Zbulohet plani i UEFA-s: Euro 2020 do të mbahet në vitin 2021, ja çfarë pritet të ndodhë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2020 | 0:00

E PAPRITUR/ Zbulohet plani i UEFA-s: Euro 2020 do të mbahet në vitin 2021, ja çfarë pritet të ndodhë

Mediat e huaja raportojnë se UEFA po shqyrton mundësinë që të shtyjë kampionatin europian të kësaj vere për vitin e ardhshme.

UEFA

Sipas mediave britanike “Daily Mail”, mendohet se kompeticioni i shteteve europiane do të mbahet për verën e ardhshme, ndërsa koha e mbetur do të shfrytëzohet për vazhdimin e ligave kombëtare dhe kompeticioneve europiane të Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës.

Ndërkohë, ditën e martë UEFA do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme, ku do të dalë me vendimet përfundimtare rreth aktiviteteve futbollistike.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"