E PAPRITUR/ Verder Bremeni i hap rrugën shitjes së yllit të Kosovës: “Rashica mund të largohet që…”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2021 | 17:34

E PAPRITUR/ Verder Bremeni i hap rrugën shitjes së yllit të Kosovës: “Rashica mund të largohet që…”

Futbollisti i dalluar i Kosovës Milot Rashica është kthyer në stërvitje me skuadrën e tij Verder Bremen. 24-vjeçari është parë sot t’i bashkohet grupit në seancën stërvitore. Jo vetëm kaq, por ka gjasa që mesfushori me tipare sulmuese të shitet që në janar. Vetë drejtori i klubit të Verderit, Frenk Bauman bëri me dije se nëse deri në fund të këtij muaji Rashica do të jetë në gjendje të mirë fizike, ka gjasa që ai të shitet.
miloti
“Rikthimi – Do të rrisim intensitetin e stërvitjes në ditën e ardhshm e. Ndaj Augsburgut, Miloti duhet të jetë në listën e lojtarëve të grumbulluar.

E ardhmja e Rashicës – Ai mund të qëndrojë këtu, por ka mundësi dhe të shitet. Nëse Miloti është në gjendje të mirë fizike në fund të janarit, ai mund të luajë për një klubit tjetër. Shitja e tij është bërë e vështirë për shkak të dëmtimit”, bëri me dije drejtori sportiv i Verder Bremenit Frenk Bauman.

Rashica u kërkua gjatë verës nga Lajpcigu, Bajer Leverkuseni dhe Aston Vila, por gjatë verës operacioni i shitjes së tij nuk u realizua me sukses. Tashmë, klubeve të interesuara për Rashicën u jepet leja për të dhënë ofertat për lojtarin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"