Lirohet më në fund Ronaldinjo, zbulohet shuma e majme që pagoi për të “shpërthyer” dyert e burgut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2020 | 0:41

Lirohet më në fund Ronaldinjo, zbulohet shuma e majme që pagoi për të “shpërthyer” dyert e burgut

Ish-ylli i futbollit botëror Ronaldinjo dhe vëllai i tij janë liruar nga burgu dhe po qëndrojnë në arrest shtëpie në një banesë në kryeqytetin e Paraguajit Asunsion.

RONALDINJO

Lajmi konfirmohet nga mediat e huaja dhe raportohet se ish-ylli i Barcelonës së bashku me vëllain e tij Roberto de Asis kanë paguar 1.470 milionë euro me kusht që të qëndrojnë jashtë burgut dhe të ndjekin proçesin penal.

Ronaldinjo dhe vëllai i tij qëndruan në burg për 33 ditë me radhë. Ata u arrestuan pasi iu konfiskuan pasaporta të falsifikuara, ndërsa autoritetet paraguajane po hetojnë për pastrim parash.

Kujtojmë që Ronaldinjos iu sekuestruan të gjitha asetet pasurore dhe pasaporta në Brazil, pasi kishte kryer evazion fiskal.

Çështja e Ronaldinjos mund të zgjasë më shumë nga sa pritej fillimisht për t’u zgjidhur. Shkak është bërë pandemie e Koronavirusit, pasi jo të gjitha gjykatat e Paraguajit po punojnë në kapacitetet e tyre të plota. Ndërkohë, ish-futbollisti dhe vëllai i tij do të mbahen në dhoma të veçanta hoteliere, derisa të marrin fund problemet e tyre gjyqësore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"