E PAPRITUR/ Shtanget kombëtarja europiane para ndeshjes vendimtare, shkarkohet trajneri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2020 | 22:33

E PAPRITUR/ Shtanget kombëtarja europiane para ndeshjes vendimtare, shkarkohet trajneri

Kombëtarja e Sllovakisë ëshë befasuar në momentin e saj më të mirë teksa ndodhet një hap larg pjesëmarrjes në kampionatin europian të vitit të ardhshëm. Federata ka shkarkuar trajnerin Pavel Hapal pas ndeshjeve të fundit me Skocinë dhe Izraelin, takime që ekipi sllovak i humbi.
Slovakia-v-Israel-live-streaming-free-1280x720
Në komunikatën për shtyp, Federata vlerëson se paraqitjet e ekipit nuk kanë qenë në nivelin e duhur.

“Performanca e skuadrës nuk konsiderohet e vlefshme duke mos përmbushur pritshmëritë e publikut”, arsyen Federata e Sllovakisë.

Mësohet se emërimi i trajnerit të ri do të bëhet ditën e martë.

Sllovakia fitoi ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve me Irlandën duke fituar me penallti 4-2, por dy ndeshjet e fundit ekipi përfaqësues ka zhgënjyer duke humbur me Skocinë 1-0 dhe me Izraelin me përmbysje nga 2-0 në 2-3. Takimin vendimtar për EURO 2021, Sllovakia e luan në Belfast ndaj Irlandës së Veriut në 12 nëntor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"