E PAPRITUR/ Trajneri i huaj hedh në gjyq klubin shqiptar, fjalën e fundit e thonë organet e drejtësisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2019 | 20:35

E PAPRITUR/ Trajneri i huaj hedh në gjyq klubin shqiptar, fjalën e fundit e thonë organet e drejtësisë

Çështjet ligjore mes ish-trajnerëve dhe futbollistëve me klubet që kanë drejtuar në Shqipëri janë një avaz i përhershëm i futbollit shqiptar.

terbuni

Rasti më i fundit vjen për klubin e Tërbunit, i cili është paditur nga ish-tekniku i tij Luixhi Gargano për ‘’dëmshpërblim page’’.

Sipas verifikimeve në faqen zyrtare të Gjykatës së Apelit të Tiranës, çështja do të gjykohet nga gjyqtari Artur Kalaja ditën e nesërme në orën 12:00.

55-vjeçari me nënshtetësi domenikane e drejtoi skuadrën e qytetit të Pukës në dy raste (shkurt prill 2014 dhe tetor-nëntor 2015) periudhë kur Tërbuni militonte në Kategorinë e Parë në sezonin 2014/2015 dhe në sezonin 2015/2016 në Kategorinë Superiore, në të cilën mori pjesë për herë të parë.

FSHF-ja nuk ka mundur t’i japë zgjidhje kësaj çështjeje, e cila tashmë i përket drejtësisë shqiptare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"