E PAPRITUR/ Totenhemi humbet edhe yllin tjetër të skuadrës, lojtari i nënshtrohet operacionit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2020 | 14:52

E PAPRITUR/ Totenhemi humbet edhe yllin tjetër të skuadrës, lojtari i nënshtrohet operacionit

Futbollisti i Totenhemit Son thuajse e ka mbyllur sezonin me skuadrën angleze.

Son-Heung-min-Tottenham-Aston-Villa

Koreano-jugori pësoi dëmtim të rëndë në muskulin e krahut në sfidën kundër Aston Vilës dhe do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Nga ana tjetër, trajneri i Totenhemit Hoze Murinjo deklaroi se nuk do ta llogarisë Sonin për pjesën e mbetur të sezonit duke marrë parasysh shkallën e rëndë të dëmtimit dhe kohën e gjatë rikuperimit.

Ky është një tjetër lajm i keq për Totenhemin pasi nuk ka në dispozicion as sulmuesin Herri Kejn, i cili me shumë gjasa pritet të kthehet vetëm në fund të sezonit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"