E PAPRITUR/ Spaletin e “bllokon” Interi, legjenda e Romës favorit për të marrë drejtimin e skuadrës së njohur italiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2020 | 23:45

E PAPRITUR/ Spaletin e “bllokon” Interi, legjenda e Romës favorit për të marrë drejtimin e skuadrës së njohur italiane

Ish-kapiteni i Romës Daniele De Rosi mund të marrë frenat e Fiorentinës.
DE ROSI
Gazetari i njohur i futbollit italian Xhanluka Di Marcio raporton se drejtuesit e klubit “vjollcë” duan që ish-kampioni i botës me Italinë në vitin 2006 të zëvendësojë Xhuzepe Iakinin pas përfundimit të këtij sezoni. Ish-trajneri i Romës dhe Interit Luçiano

Spaleti është kandidati tjetër për të drejtuar skuadrën e Fiorentinës, por duke qenë se ai është ende nën kontratë me klubin zikaltër deri në vitin e ardhshëm, i zbehen shpresat për të firmosur si trajner i Fiorentinës.

De Rosi është njëri nga ikonat e Romës. Ai luajti sezonin e fundit me Boka Zhuniorsin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"