E PAPRITUR/ PSG-ja rizgjon negociatat me Realin për Mbapen. Ja çfarë pritet të ndodhë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2021 | 15:39

E PAPRITUR/ PSG-ja rizgjon negociatat me Realin për Mbapen. Ja çfarë pritet të ndodhë

Një lajm i fundit vjen nga Spanja, ku gazeta spanjolle “Marca” shkruan se PSG-ja ka hapur sërish negociatat me Realin për transferimin e Kilian Mbape në kryeqytetin spanjoll.

mbape

Oferta e parë prej 160 milionë eurosh u refuzuar nga parisienët, por drejtuesit po shqyrtojnë ofertën e fundit të Realit 170 milionë plus 10 milionë bonuse pasi kanë frikë ta humbasin me parametra zero ndërsa madrilenët tanimë janë të gatshëm të ofrojnë 200 milionë euro që operacioni të finalizohet.

Vendimtare në këtë tratative besohet të jetë dhe ndërhyrja e kapitenit të Realit Karim Benzema i cili ka udhëtuar drejt Francës për grumbullimin me kombëtaret ndërkohë familja mbretërore Al Thani që zotëron PSG-në ka dhënë “ok” për operacionin.

Nuk dihet ende si do të përfundojë kjo tratativë pasi Reali i ka dhënë ultimatum deri ditën e sotme PSG-së, por hapja e negociatave ka një domethënie. Priten të reja në vazhdim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"