E PAPRITUR/ PSG-ja merr me të mira Nejmarin, parizienët i bëjnë “dhuratë” brazilianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2020 | 22:57

E PAPRITUR/ PSG-ja merr me të mira Nejmarin, parizienët i bëjnë “dhuratë” brazilianit

Me gjithë klimën e tensionuar të krijuar te PSG-ja për shkak të humbjes me Borusia Dortmundin gjatë kësaj jave dhe marrëdhënies jo të mirë të Mbapesë dhe Nejmarit me teknikun Tomas Tuhel, ylli brazilian Nejmar mund të rinovojë kontratën me klubin francez.

NEJMAR

Tabloidi anglez “Daily Mirror” raporton se 27-vjeçari mund të vazhdojë karrierën te klubi i kryeqytetit francez pasi drejtuesit janë të kënaqur me paraqitjet e tij. Dështimet dhe rezultatet negative do t’i faturohen teknikut Tuhel, i cili sipas të gjitha gjasave pritet të shkarkohet në fund të sezonit nëse dështon në Ligën e Kampioneve.

Pavarësisht dëshirës së Barcelonës për ta kthyer brazilianin në Spanjë, PSG-ja nuk dëshiron ta lëshojë futbollistin e vet më të mirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"