E PAPRITUR/ PSG-ja mendon ta shkarkojë, Tuhel në bisedime sekrete me gjigantin e futbollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2020 | 17:56

E PAPRITUR/ PSG-ja mendon ta shkarkojë, Tuhel në bisedime sekrete me gjigantin e futbollit

Duket se sezoni i ri futbollistik do të sjellë ndryshime në pankinën e Bajernin të Mynihut dhe PSG-së.

Tuhel Nejmar

Media prestigjioze e futbollit “L’Equipe” raporton se trajneri i PSG-së Tomas Tuhel po kryen negociata të fshehta me Bajernin e Mynihut, pasi bavarezët nuk janë 100% të vendosur për të mbajtur në detyrë Hans Flikun. Humbja me Borusia Dortmundin në Ligën e Kampioneve rrezikon vazhdimin e fushatës së PSG-së në këtë kompeticion dhe në rast eliminimi, shkarkimi i Tuhel nga posti i trajnerit të kampionëve të Francës është i pashmangshëm.

bajern

Nga ana tjetër “L’Equipe” shkruan se ish-tekniku i Borusia Dortmundit ndihet i izoluar te PSG-ja pasi dhe atmosfera në skuadër po ndërlikohet nga java në javë pas mosmarrëveshjeve të tij me disa prej yjeve të ekipit Nejmar dhe Mbape.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"