E papritur! Portieri i larguar nga Partizani firmos me kampionët në Bjellorusi dhe huazohet te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2022 | 22:22

E papritur! Portieri i larguar nga Partizani firmos me kampionët në Bjellorusi dhe huazohet te…

Aventurë e re për Vokli Laroshin, ose më saktësisht, një rikthim në shtëpi si pjesë e një aventurë të re të portierit i cili nuk ia doli që të shpërthente në radhët e Partizanit.

LAROSHI REXHEPI TEQJA

Gardiani i cili mbylli kontratën me të kuqtë, është kthyer te Turbina, por vetëm si huazim pasi në të vërtetë, ai rezulton t’i jetë bashkuar kampionëve të Bjellorusisë, Shakhter Soligorsk. Konfirmimin e ka bërë klubi i tij në rrjetet sociale, duke saktësuar këtë marrëveshje që ishte nënshkruar me palën bjelloruse duke kthyer portierin në klubin ku bëri emër dy vite më parë.

“Vokli Laroshi rikthehet në klub pas një periudhe 1-vjeçare me ekipin e Partizanit. Ndërkohë ju bëjmë me dije që portieri Laroshi është pjesë e kampionëve të Bjellorusisë, Shakhter Soligorsk.Laroshi do të jetë 1 vit në huazim në klubin tonë pas akordit që presidenti Gentjan Gjoka ka arritur me drejtuesit e klubit bjellorus. I urojmë mirëseardhje portierit Laroshi dhe sa më tepër suksese me ekipin tonë”, shkruhet në njoftimin e Turbinës.

sdfdsfsdfsdf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"