E PAPRITUR/ Përsëritet rasti “Kërçiku”, dje te Erzeni, sot kthehet te Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2020 | 21:16

E PAPRITUR/ Përsëritet rasti “Kërçiku”, dje te Erzeni, sot kthehet te Teuta

Orion Xhemalaj është kthyer te Teuta. 30-vjeçari i ka habitur të gjithë teksa ditën e djeshme u konfirmua nga klubi i Erzenit se do të ishte pjesë e skuadrës shijakase.

Xhemalaj

Por, në një komunikim zyrtar të klubit të Erzenit njoftohet se Xhemalaj bëri prapakthehu duke mos pranuar të dalë në stërvitje me skuadrën shijakase. Vendimi i tij i ka habitur drejtuesit e Erzenit, të cilët e vlerësonin Xhemalajn si një lojtar të rëndësishëm dhe pjesë të familjes së tij.

Rasti i tij ngjan me atë të Dorian Kërçikut, i cili brenda 24 orëve prishi akordin me Bylisin dhe më pas u prezantua si futbollist i Partizanit.

Njoftimi i Erzenit:

Orian Xhemalaj nuk eshte lojtar i Erzenit . Diten e djeshme drejtuesit e ekipit ranë dakort me Orian Xhemalajn dhe ekipin e Teutes . Diten e sotme lojtari do dilte ne stervitje me ekipin tonë . Sot lojtari ka ndërruar mendje dhe nuk ka pranuar të largohet nga Teuta .

erzemi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"