E PAPRITUR/ Nuk mbaron cikli i vuajtjeve për Hazardin, frikë se mund të humbasë sezonin dhe EURO 2020

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 24, 2020 | 21:49

Bota FB La Liga Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR Liga e Kampioneve

E PAPRITUR/ Nuk mbaron cikli i vuajtjeve për Hazardin, frikë se mund të humbasë sezonin dhe EURO 2020

Trajneri i Belgjikës Roberto Martinez frikësohet se dëmtimi i yllit të skuadrës së tij Eden Hazard mund t’i kushtojë këtij të fundit pjesëmarrjen në kampionatin europian që do të mbahet në verë.

hi-res-0bc2d6a47ae4cd656fd1b94de40fd26c_crop_north

Për “Diario Sport”, tekniku i “Djajve të Kuq” thekson se është hidhëruar nga dëmtimi në kyçin e këmbës së yllit të Real Madridit në ndeshjen e fundit në kampionat kundër Levantes.

“Jemi të gjithë të mërzitur sepse ky dëmtim do ta mbajë Edenin larg fushave për të paktën 3 muaj. Një lojtar si ai duhet të jetë në fushë. Kemi një komunikim perfekt me stafin mjekësor të Real Madridit. Jemi në ankth për gjendjen e tij shëndetësore. Është për të ardhur keq sepse ky dëmtim erdhi përpara një ndeshje të rëndësishme si ajo me Mançester Sitin”, u shpreh Martinez.

roberto-martinez-03-gq-27jun18_getty_b

Stafi mjekësor i Real Madridit komunikoi se Hazard do të mungojë të paktën 2 muaj për shkak të dëmtimit në kyçin e këmbës së djathtë, por stafi mjekësor i Realit dyshon se ish-lojtari i Çelsit mund të mungojë për një kohë më të gjatë duke rrezikuar të humbasë dhe EURO 2020.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com