E PAPRITUR/ Nuk mbarojnë “torturat” për Mançester Sitin, klubi anglez rrezikon të pësojë tjetër ndëshkim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2020 | 21:20

E PAPRITUR/ Nuk mbarojnë “torturat” për Mançester Sitin, klubi anglez rrezikon të pësojë tjetër ndëshkim

Thyerja e Kodit të Konkurencës së Pastër Financiare (FFP) nga ana Mançester Siti ka gjasa që të shoqërohet me një tjetër penalizim jo të lehtë.

mancester siti

Media britanike “The Independent” raporton se ka mësuar nga burime të kampionatit anglez se “Qytetarët” rrezikojnë t’u zbriten pikë nga klasifikimi i këtij sezoni për shkak se penalizimet e thyerjes së rregulluave të konkurencës financiare në futboll duhet të shoqërohen me pasa penalizuese dhe në kampionat.

Po këto burime shtojnë se ky varian po shqyrtohet dhe është mëse e mundur që kampionëve të Anglisë t’u hiqen pikë nga renditja në kampionatin anglez.

Soccer Football - Premier League - Manchester City v Crystal Palace - Etihad Stadium, Manchester, Britain - January 18, 2020  Manchester City manager Pep Guardiola prepares to substitute on Manchester City's Riyad Mahrez            Action Images via Reuters/Jason Cairnduff  EDITORIAL USE ONLY. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or "live" services. Online in-match use limited to 75 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications.  Please contact your account representative for further details.

Për shkak të përdorimit të paligjshëm të të ardhurave nga sponsorët, UEFA vendosi ta përjashtonte Mançester Sitin nga aktivitetet europiane të futbollit për 2 sezonet e ardhshme si dhe u gjobit me 30 milionë €. 

Ndërkohë, klubi anglez bëri me dije se çështja do të ndiqet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportv (KAS).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"