E PAPRITUR/ Nuk janë paguar prej muajsh, skuadra e Kategorisë së Parë bojkoton ndeshjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Qershor 20, 2020 | 13:18


E PAPRITUR/ Nuk janë paguar prej muajsh, skuadra e Kategorisë së Parë bojkoton ndeshjen

Skuadra e Besës nuk do të zhvillojë takimin e sotëm kundër Lushnjes. Shkak janë bërë pretendimet e lojtarëve se nuk janë paguar prej muajsh nga presidenca e klubit.
besa
Lajmi u dha nga Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë.

Njoftimi i Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë:

Ekipi titullar i beses së kavajës i cili javën e kaluar mundi kryesuesit e grupit B të kategorisë së parë sot është i detyruar të mos paraqitet në ndeshjen e radhes kunder lushnjes për shkak të mos korrekteses financiare nga ana e klubit,mos dhenjes së pagave prej disa muajsh.

Sigurisht qe ky eshte nje veprim i detyruar nga mos korrektesa financiare e klubit besa dhe jo deshire apo tekë e futbollisteve titullar të ekipit besa.

Sindikata ben me dije se futbollistet e ekipit besa prej disa kohesh kan kerkuar nga drejtuesit e klubit plotesimin e detyrimit financiar që kan ndaj tyre,por heshtja dhe genjeshtra i detyruan futbollistet ne ndermarjen e ketij hapi.

Futbollistet titullar te ekipit besa i kerkojne ndjese ne radhe te parë tifozve te ekipit besa si dhe te gjith opinionit futbolldashes per kete veprim por gjithashtu kerkojme edhe mirkuptimin e tyre per shkaqet qe i detyruan te ndermarin kete veprim.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com