E papritur nga klubi i Çelsit! Komenton golin e Brojës por nuk njeh përjashtimin e Rusisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2022 | 17:50

E papritur nga klubi i Çelsit! Komenton golin e Brojës por nuk njeh përjashtimin e Rusisë

Klubi i Çelsit si zakonisht ka komentuar paraqitjet e futbollistëve të tij në arenën ndërkombëtare dhe nuk kishte si mund të mungonte një artikull edhe për Armando Brojën i cili shënoi përsëri me fanellën e përfaqësueses shqiptare. Një koment i shkurtër, por me detaje shumë të çuditshme, pasi ish-klubi i drejtuar nga Roman Abramoviç duket se nuk e njeh përjashtimin e Rusisë nga arena ndërkombëtare.

FOTO: F, Hazisllari

FOTO: F, Hazisllari

“Armando Broja ishte në listën e golashënuesve për Shqipërinë por nuk mundi të ndihmonte Shqiponjat  për një fitore pasi ata u mundën nga Izraeli në Ligën e Kombeve. Sulmuesi i Çelsit, i cili kaloi sezonin e kaluar në huazim te Sauthempton, kaloi vendasit në avantazh në Tiranë. Por Izraeli u përgjigj pas pushimit të ndeshjes për meritë të dy golave nga sulmuesi i Shaktar Donjetck, Manor Solomon”, shkruhej fillimisht në këtë artikull ku më pas bëhej lëmsh edhe renditja grupit si dhe bëhej komenti i çuditshëm për Rusinë.

“Ky rezultat do të thotë se Izraeli barazon me tre pikë Shqipërinë dhe Islandën pas dy ndeshjesh, ndërsa Rusia, skuadra tjetër e Grupi 2 në Ligën B, nuk ka luajtur ende”, komenton faqja zyrtare e Çelsit. Por në realitet, renditja sheh Izraelin në krye me 4 pikë, Islandën që ndjek me 2 dhe Shqipërinë me 1. Ndërsa Rusia, është përjashtuar nga ky edicion dhe do ta mbyllë e fundit grupin, një informacion që me sa duket nuk u ka mbërritur londinezëve.

brojaaaaa

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"