E papritur nga Italia, Paolo Maldni mund t’i japë lamtumirën Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2023 | 19:47

E papritur nga Italia, Paolo Maldni mund t’i japë lamtumirën Milanit

Paolo Maldini ishte protagonist absolut si arkitekti i suksesit të Milanit në edicionin 2021-2022 që u kurorëzua me kthimin te titulli kampion në Serinë A. Por njëkohësisht, ishte arkitekt i disa dështimeve të bujshme në merkato gjatë vitit të fundit që u mbyll pa bujë.

maldini

Ndaj tani e ardhmja e tij te kuqezinjtë është në diskutim. Drejtori teknik i Milanit, sot është takuar me pronarin e klubit, Xherri Kardinale, dhe të dy kanë zhvilluar një bisedë të hapur rreth të ardhmes që planifikojnë drejtuesit dhe mundësitë që janë për të vepruar në merkato apo me përbërjen aktuale.

Dhe e ardhmja e drejtuesit ka qenë një nga pikat e diskutimeve. Sipas “TMW”, çdo gjë është lënë e hapur, si mundësia e vazhdimësisë së Maldinit në rolin e tij, ashtu edhe largimi nga drejtimi i skuadrës. Vendimi do të merret bashkërisht, sido që të jetë, por pritet të komunikohet vetëm në ditët në vijim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"