E PAPRITUR/ Napoli “pendohet” për Rrahmanin? Media italiane zbulon prapaskenën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 27, 2019 | 17:49

E PAPRITUR/ Napoli “pendohet” për Rrahmanin? Media italiane zbulon prapaskenën

Transferimi i bujshëm i kapitenit të Kosovës Amir Rrahmani te Napoli mund të bllokohet nga drejtuesit napolitanë.

Cistana

Media fqinje “Il Mattino” shkruan se klubi italian po studion qendërmbrojtësin e Breshias Andrea Çistana. Por, pengesë është bërë kontrata e 21-vjeçarit, e cila skadon në vitin 2021 me Breshian dhe nuk dihet nëse drejtuesit e Napolit do të presin edhe më tej.

Prej ditësh, përflitet se Rrahmani dhe Napoli kanë arritur marrëveshjen paraprake për të blerë kapitenin e “Dardanëve”. Megjithatë, mbetet për t’u parë se çfarë do të sjellë janari i 2020-ës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"