E PAPRITUR/ Ministri dërgohet në gjykatë, akuzohet për shpërdorim detyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2019 | 22:49

E PAPRITUR/ Ministri dërgohet në gjykatë, akuzohet për shpërdorim detyre

Minstri i Rinisë, Kulturës dhe Sportit Kujtim Gashi është paditur nga Prokuroria e Prizrenit për “shpërdorim detyre”.

gashi
Zyrtari i lartë i qeverisë së Kosovës akuzohet se ka shpërdoruar fondet publike të Komunës së Prizrenit në vitet 2015-2016 kohë kur drejtonte Asamblenë Komunale të Prizrenit duke i paguar dy televizionet “Besa” dhe “Opinion” shumë më tepër sesa kontrata e firmosur për transmetimin e seancave të Asamblesë Komunale.

“I pandehuri K.G., pa procedurë të tenderimit lidh kontrata për transmetimin dhe  ritransmetimin e seancave të Asamblesë Komunale në Prizren, me TV ‘Besa’, me datë 08.01.2015, në shumë prej 250 € për çdo seancë,  ndërsa pagesat për këto shërbime janë autorizuar gjatë vitit 2016 në shumë prej 1750 €, thuhet në njoftimin e kësaj prokurorie.

Me TV “Opinion” më 08 janar 2015 K.G. ka lidhur kontratë në shumë prej 400 euro për transmetimin e seancave të Asamblesë Komunale, ndërsa pagesat janë  autorizuar gjatë vitit 2015 dhe 2016, në shumë prej 6700 €.

Pagesa totale për këto dy televizione ka arritur shumën totale prej 8450 €në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, Ligjin mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe përgjegjësive si dhe Rregulloren e thesarit për shpenzimin e parasë publike”, shkruhet në njoftimin e Prokurorisë së Komunës së Prizrenit.

Prokuroria-ne-Prizren

Nëse akuzat provohen nga Gjykata e Prizrenit, ministry Gashi rrezikon të dënohet me burg.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"