E PAPRITUR/ Vendoste baste sportive të jashtëligjshme, arrestohet ish-futbollisti shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 23:20

E PAPRITUR/ Vendoste baste sportive të jashtëligjshme, arrestohet ish-futbollisti shqiptar

Një ish-futbollist shqiptar është arrestuar nga policia e Korçës për organizimin e aktivitetit të vendosjes së basteve sportive.

xhangolli

I ndaluari është  Holtian Xhangolli, 24-vjeç, i cili rezulton të ketë shfrytëzuar lokalin e tij në fshatin Barç të Korçës si pikë bastesh.

Pas kontrolleve të ushtruara nga policia, u gjetën fatura të ndeshjeve të luajtura dhe sasi parash të vendosura për baste. Ndërkohë rezulton se Xhangolli nuk e kishte regjistruar në QKR biznesin në fjalë.

Aktiviteti i lojërave të fatit është ndaluar nga qeveria shqiptare që prej 1 janarit të vitit 2019 duke u konsideruar si “aktivitet i paligjshëm financiar”.

Sipas të dhënave në FSHF, 24-vjeçari Xhangolli ka luajtur me Bilishtin dhe Maliqin në të kaluarën dhe është tërhequr nga futbolli. Skuadra e fundit që ai është aktivizuar është Maliqi në Kategorinë e Dytë, para 2 sezonesh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"