E PAPRITUR/ Kukësit nuk i ndahen telashet, infektohen me koronavirus dy futbollistë para ndeshjes me Teutën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2020 | 13:06

E PAPRITUR/ Kukësit nuk i ndahen telashet, infektohen me koronavirus dy futbollistë para ndeshjes me Teutën

Tersi nuk i ndahet Kukësit. Pasi skuadra bojkoti dje stërvitjen për shkak të vonesës së pagave, verilindorët humbasin për ndeshjen e nesërme me Teutën dy futbollistët Godberg Kuper dhe Mehdi Hetemaj. Të dy lojtarët janë infektuar me koronavirus.
Kukesi 5-0
Edhe zëdhënësi i klubit Erjon Allaraj rezultoi pozitiv në testin e fundit për COVID-19. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi në faqen zyrtare.

Situata te nënkampionët e Shqipërisë bëhet akoma më e vështirë pasi përveç problemeve të brendshme, skuadrës i shtohen dhe mungesat e dy lojtarëve dhe teknikut Skënder Gega, i cili vazhdon të jetë me koronavirus.

NJOFTIMI I KUKËSIT

Futboll Klub Kukësi njofton se dy futbollistët Godberg Barry Cooper e Mehdi Hetemaj dhe zëdhënësi Erjon Allaraj kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.

Prej ditësh, futbollistët dhe zyrtari kanë shfaqur simptoma dhe janë vetëizoluar në shtëpi duke shmangur kontaktet me pjesën tjetër të skuadrës teksa në tamponët e kryer, kanë rezultuar të prekur nga COVID19.

Futbolli Klub Kukësi iu uron shërim të shpejtë dhe iu bën thirrje të gjithëve të respektojnë protokollet dhe të qëndrojnë të sigurt!
KUKESI

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"