E PAPRITUR/ Krizë te Kosova, futbollisti “rebelohet” ndaj Shalandit. Gati të marrë vendimin ekstrem

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2020 | 23:46

E PAPRITUR/ Krizë te Kosova, futbollisti “rebelohet” ndaj Shalandit. Gati të marrë vendimin ekstrem

Problemet e brendshme te Kosova po shtohen pas zhgënjimit në ndeshjet e fundit. Futbollisti i Dinamo Zagrebit Lirim Kastrati po mendon të mos aktivizohet me “Dardanët” për sa kohë ekipi përfaqësues drejtohet nga zvicerani Bernard Shaland.
Lirim Kastrati
Lajmi bëhet i ditur nga “Periskopi”. Fakti që nuk është aktivizuar mjaftueshëm në sfidat e Kosovës (16 minuta ndaj Maqedonisë së Veriut, 13 minuta kundër Sllovenisë).

Megjithëse ai ka pranuar të jetë zgjedhje e treë pas Milot Rashicës dhe Lirim Zenelit, fakti që nuk është aktivizuar si titullar edhe kur dy lojtarët e tjerë kanë munguar ose nuk kanë qenë në dispozicion, minutazhi i pakët e ka lënë të pakënaqur futbollistin e kampionëve të Kroacisë, i cili po mendon vendimin ekstrem të mos u përgjigjet pozitivisht ftesave të teknikut Shaland në të ardhmen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"