E PAPRITUR/ Koronavirus te klubi i njohur shqiptar, infektohen 7 persona me COVID-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2020 | 12:09

E PAPRITUR/ Koronavirus te klubi i njohur shqiptar, infektohen 7 persona me COVID-19

3 futbollistë dhe 4 pjesëtarë të stafit teknik të Prishtinës kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmi konfirmohet nga klubi i njohur i Superligës së Kosovës nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.
Prishtina-696x462
Njëri prej futbollistëv është 17 vjeç. Të infektuarit nuk kanë udhëtuar me skuadrën për në Istog , ku do të kryejnë fazën përgatitore.

NJOFTIMI I PRISHTINËS
Prishtina merr rezultatin e testeve për COVID-19

FC Prishtina dje mbrëmë ka pranuar rezultatin e testeve nga IKSHPK dhe nga 34 të testuar, pozitiv kanë dalë shtatë sosh, tre futbollistë, njëri prej tyre 17 vjeç dhe katër anëtarë të stafit të ekipit. FC Prishtina e priste një rezultat të tillë dhe ky testim i duhej që skuadra të ishte sa më e sigurt para ndeshjeve të Evropës. Të gjithë të infektuarit nuk kanë simptome të theksuara dhe nuk kanë udhëtuar me skuadrën në Istog ku sot në mëngjes mbajti seancën e parë stërvitore.

Të infektuarit pritet të ritestohen sërish pas pak ditësh, sepse konsiderohet që të gjithë janë në fund të procesit të infektimit dhe afër shërimit të plotë.

Skuadra do t’i vazhdojë përgatitjet në fushën e Istogut deri më 17-18 gusht, deri sa kundërshtarin në ndeshjen paraeliminatore e mëson më 9 gusht, kurse ndeshjen e zhvillon me 20 gusht, vendas apo mysafir, varësisht shortit.

njoftimi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"